Artikuj te Ndryshem

Shkrime te ndryshme ne lidhje me vipat shqiptare.

Listings

Edhe pse kishin marrë ftesën dhe kishin konfirmuar praninë, duket se vonesa e dy vajzave të Presidentit të vendit i ka bërë organizatorët të besojnë se Nada dhe Etida Topi nuk do të ishin mes të ftuarve. E ndoshta për këtë arsye, kur kanë mbërritur në sallën ku zhvillohej “Tirana fashion week”, të dy motrat të shqetësuara edhe nga blicet e fotografëve e kanë pasur të vështirë të gjejnë vendin. Më pas, dikush i shoqëroi në karriget e rezervuara për to, në rreshtin e parë, aty ku nuk kanë mundur ta ndalin dot as vëmendjen e kamerave dhe të fotografëve. Të veshura thjesht, por tepër elegante, të dyja bukuroshet duket se kanë ndjekur këtë event pa praninë e bodiguardëve.

http://www.celebritete.com/nada-dhe-etida-topi-shkojne-ne-sfilate-pa-bodiguarde/
(Clicks: 5; Pagerank: 0; Listing added: Nov 6, 2007) :: Listing Details

Për herë të parë pasi i vranë të dashurin, është ngjitur në skenë përpara publikut këngëtarja kosovare Adelina Ismajli. Ajo ka dalë para një mase shumë të madhe njerëzish në Gjilan, në tubimin elektoral që po mbante Lidhja Demokratike e Kosovës, në kuadër të fushatës zgjedhore. E veshur tërësisht në të zeza, e grimuar pak dhe me flokë të mbërthyer mbrapa kokës, Adelina ka kënduar dy këngë, “Ushtarit tim” dhe këngën “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”, këngë këto që kanë ngritur në këmbë sallën, që përcolli performancën e saj me shumë duartrokitje dhe inovacione. Adelina nuk ka folur asgjë para simpatizantëve të LDK-së, ndërkohë që ka patur absolutisht vëmendjen e të gjithëve.

http://www.celebritete.com/adelina-ismaili-i-rikthehet-kenges-para-publikut/
(Clicks: 5; Pagerank: 0; Listing added: Nov 6, 2007) :: Listing Details

 Kush është dashuria e fundit? Po mashkulli më seksi? Pse e dëshiron një fustan të bardhë? Kush t’ia ketë dhuruar një buqetë gjigande me lule natyrale. Të gjitha këto dhe shumë të tjera Elvana Gjata i ka zbuluar për Koha Vip

http://www.celebritete.com/dashurite-e-elvanes/
(Clicks: 17; Pagerank: 0; Listing added: Nov 6, 2007) :: Listing Details

Eshtë komentuar për stilin e tij të të kënduarit, po aq sa edhe për lidhjet me femrat.Shpesh në forumet e ndryshme në internet, edhe tekstet që hera-herës mbajnë fjalë banale në mes kanë gjetur kritika. Por të gjitha këto nuk e kanë bërë aspak Getoar Selimin, (apo Getin siç e njohin të gjithë) që të ndryshojë. Di të jetë origjinal në mënyrën e vet, sepse natyra e tij është e tillë. I pëlqejnë veshjet e stilit rreper, i pëlqen t’i krijojë vetë këngët e tij dhe nuk mund të rrijë shumë gjatë me një femër.

http://www.celebritete.com/getoari-ja-pse-i-nderroj-shpesh-femrat/
(Clicks: 7; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Një zë i thellë në një fytyrë të ëmbël dhe të dashur. Elvana Gjata është nga ato këngëtare, që di t’i fitojë zemrat e publikut për zërin e saj, po aq sa edhe për pamjen tërheqëse.

Sepse nëse nuk do të ishte kështu, çmimi i diskografisë nuk do të shkonte tek ajo. Duket se albumi i fundit i këngëtares “Mamës”, i prezantuar edhe me foto dhe një videoklip shumë interesant, është shitur mjaft mirë nga shtëpia diskografike “Supersonic”, që atribuoi edhe këtë çmim. Ndërkohë, e përfolur edhe për jetën e saj private duket se Elvana zgjedh të përgjigjet shkurt për këtë pikë. Por ne kemi zbuluar se kush i ka fituar zemrën vajzës bukuroshe.

http://www.celebritete.com/zbulohet-i-dashuri-i-elvana-gjates/
(Clicks: 13; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Që prej fillimit të sezonit të ri të “Portokalli” ndihet mungesa e tij dhe të gjithë fansat që arriti të bëjë për vete pyesin pafund: Ç’bëhet vallë me gjinin, personazhin e tyre të preferuar që prisnin para ekranit çdo të dielë? Është fjala për Besi Kallakun, djalin që me aq pasion interpretoi prej muajsh të tërë rolin e malësorit naiv. Tashmë Besi ka një tjetër jetë, të tjera aktivitete të përditshme. Është student në vitin e tretë në Akademinë e Arteve dega regjisurë, ku kalon një pjesë të mirë të ditës. Në këtë intervistë ai rrëfen angazhimet aktuale dhe projektet në vijim, që nga sa mësojmë do të servirin surpriza.

http://www.celebritete.com/besi-kallaku-humori-me-udheheq-kudo/
(Clicks: 1; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Nata finale e festivalit “Kënga magjike” ka pasur të pranishëm në radhët e para edhe emra të njohur të personaliteteve nga fusha të ndryshme të jetës publike në vend. Kanë spikatur në sallën e Pallatit të Kongreseve, kryeministri shqiptar, Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deputetë dhe ministra, por gjithashtu edhe këngëtarë e njerëz të medias, mes të cilëve Rovena Dilo, Eneda Tarifa, Blendi Fevziu, etj. Ndërsa nuk i kanë kursyer duartrokitjet për këngëtarët, disa nga të ftuarit kishin me vete edhe fëmijët, që në këtë mënyrë, mundën të ndiqnin afër këngëtarët e tyre të preferuar. Paparaci ynë, sjell momentet më pikante nga salla e Pallatit të Kongreseve, javën e shkuar.

http://www.celebritete.com/vip-at-shqiptare-me-femijet-me-vete-te-kenga-magjike/
(Clicks: 6; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Tashmë ajo që dinin të gjithë fansat e skuadrës së Milanit dhe të gjithë sportdashësit në mbarë botën është zyrtarizuar: Rikardo Kaka është fituesi i “Topit të Artë” për edicionin 2007. Çmimi i është dorëzuar sulmuesit brazilian nga Xherard Ernault, i cili është edhe drejtori i revistës “Francë Football”. Kaka ka mbërritur ditën e djeshme në Francë, pasi ai është nisur pas ndeshjes që skuadra e tij ka luajtur kundër ekipit të Juventusit në kampionat. Kaka ka marrë 444 vota, pasi tij renditen Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi respektivisht 277 dhe 255 vota. Në intervistën e dhënë për “Francë Football”, Rikardo Kaka ka thënë: “Tashmë kam filluar të mendoj që të fitoj një “Top të Artë” të dytë. Është një emocion shumë i madh, një ditë speciale për mua dhe për të gjithë tifozët kuqezi. I falënderoj të gjithë”.

http://www.celebritete.com/zyrtare-ricardo-kaka-fiton-topin-e-arte-2007/
(Clicks: 1; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Ka ardhur për pak ditë në Tiranë, aq sa të vërë në vijë punët më këngën që do të prezantohet në Festivalin e Këngës në Radio Televizion. “ Kemi vendosur të thyejmë sërish akullin”, shprehet Ymer Ashiku, vokalisti i grupit Akullthyesit, që pas tetë vjetësh mungesë vendosën të rikthehen sërish në atë skenë ku kanë kujtimet më të bukura, edhe pse ishte i vetmi vend ku ishin të detyruar ta këndonin këngën me superpozim.Tek tregon për vitet larg Shqipërisë një telefonatë ia ndërpret rrëfimin.

http://www.celebritete.com/akullthyesit-e-neteve-te-bardha/
(Clicks: 3; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Ka kohë që është lidhur me Romeon dhe ndoshta pritet diçka së shpejti…Mos filloni të supozoni! Nuk po flasim aspak këtu për historinë e Shekspirit, “Romeo & Zhuljeta”. Ky është emri i të dashurit të saj prej dy vitesh, ndërsa ajo ka një emër të përbërë nga dy bashkimet Çeli-Jeta, - pas një martese të vonshme të të atit të saj, Ferdinandit me Majlindën në vitin 1984. Numri i muajit Gusht sjell për ju, këngëtaren dhe fotomodelen, Çiljeta Xhilaga. Por një lidhje akoma edhe më e vjetër ekziston midis saj dhe futbollistit portugez Kristiano Ronaldo… Asaj i pëlqen shpejtësia dhe kuptohet makinat!… Është supersticioze dhe impulsive, ndërsa atij femrat dhe aventurat… Ku ndodhet pikëtakimi i tyre?

http://www.celebritete.com/ciljeta-kristiano-ronaldosi-i-bashkon-ylli-i-fatit/
(Clicks: 7; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Këngëtari Bujar Qamili, pas një jave do të hedh në treg albumin e tij muzikor “Disa qajnë, disa gëzohen”, të përgatitur nga “Studio Record Sonic”. Në këtë album, është përmbledhur muzika e zgjedhur popullore e të gjithë trevave shqiptare, duke filluar nga Shqipëria e Mesme, Shqipëria Jugore dhe nga treva Veriore. Ai ka mbi njëzet e katër vite që nuk ështëshkëputur asnjëherë nga kënga. Ka kënduar në të gjithë rrethet e Shqipërisë dhe pothuajse në të gjitha shtetet e botës. I qeshur dhe me humor si gjithmonë, ai rrëfen jo vetëm për profesionin e tij si këngëtar, por edhe për jetën e tij private. Tregon si është njohur me bashkëshorten gjatë kohës, kur kryente shërbimin ushtarak, përse ka dalë në fotografi me të gjithë presidentët e Shqipërisë dhe përse i ka kënduar më shumë dashurisë dhe luleve.Bujar Qamili ka lindur në Shkodër, më 21 tetor 1963, është 176 cm, peshon 101 kilogramë. Pesha e tij para disa muajsh ka qenë 114 kile.

http://www.celebritete.com/bujar-qamili-gjithe-jeten-kendova-per-dashurine-dhe-lulet/
(Clicks: 1; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Aktori i mirënjohur shqiptar, Bekim Fehmiu, i cili jeton aktualisht në Hollivud ka deklaruar se do të tërhiqet nga jeta artistike.Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane. Ato nuk shpjeguan hollësi mbi shkaqet e largimit nga kinemaja të aktorit 71 vjeçar, por bënë të qartë se largimi nga jeta artistike erdhi për shkak të moshës së tij. Bekim Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Unë kurrë nuk kam parë ciganë të lumtur”, që e realizoi në vitin 1966. Bekim Fehmiu është një nga emrat më të dëgjuar shqiptare të aktrimit.

http://www.celebritete.com/bekim-fehmiu-largohet-nga-jeta-artistike/
(Clicks: 4; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, me sa duket nuk ka mundur t’i thotë, “jo” Sofrës Tiranase duke udhëtuar posaçërisht për këtë aktivitet, që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prej vitesh larg vendit, Merita Halili i ka pasur të rralla vizitat e saj në Shqipëri e po kështu edhe më të rralla daljet skenike. Një prej përfaqësueseve më të spikatura të muzikës popullore tiranase, këngëtarja ka gjetur në këtë moment mënyrën më të mirë për të qenë pranë publikut shqiptar. E ftuar nga shoqata “Tirana”, ajo ka kënduar në sallën e Pallatit të Kongreseve, së bashku me shumë këngëtarë të tjerë të njohur gjatë koncertit të organizuar të Sofrës Tiranase.

http://www.celebritete.com/sofra-tiranase-rikthen-merita-halilin/
(Clicks: 1; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

E njohur si vajza e muzikës “live” pas katër vjetësh mungesë, Juliana Pasha vendos të rikthehet në skenën e festivalit. Me një këngë të kompozuar nga Endri Sina dhe me tekst të Saimir Brahos, këngëtarja vjen në ritmet soul, por sërish brenda stilit të saj. Ndërkohë, së bashku me Altinin, bashkëshortin e saj vazhdojnë të jenë protagonistët live në tre lokale piano-bar në kryeqytet. Me besimin te Zoti, pas më shumë se një viti martesë, të dy dëshirojnë tashmë ardhjen e një fëmije.

http://www.celebritete.com/juliana-pasha-tani-deshiroj-te-kem-nje-femije/
(Clicks: 2; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

“Çdo këngëtar kur hyn në një garë, mendon që të fitojë dhe unë nuk kam pse ta fsheh që kam ambicien për të fituar. Dhe, në fakt, kjo këngë do të ishte shumë më tepër se kaq, sepse mendoj që gjithë kjo urrejtje mes serbësh dhe shqiptarësh duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë”.

E shkurtër kjo jetë dhe
njerëzit harrojnë
Që vijnë në këtë tokë si engjëj,
sa shpejt ndryshojnë

Këto nuk janë vargje të ndonjë poeti të njohur, por të këngëtares Manjola Nallbani.

http://www.celebritete.com/manjola-nallbani-kenga-ime-tamam-per-eurosong/
(Clicks: 2; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Zakoni me i mire, po dhe ai me i keqi,cfar pelqen dhe cfar nuk pelqen te nje mashkull . Ushqimet, librat,muzika dhe personazhet qe pelqen me shume.Soni i zbulon ne kete pyetesor.

Le ta nisim nga bukuria.Ti a ke ndonjë recetë sekrete?

Sekrete jo, se janë gjëra që dihen nga të gjithë. Thjesht varet se sa i zbatojnë. Në radhë të parë është gjendja shpirtërore. Unë ha shumë fruta, zarzavate dhe marr vitamina me kapsula. Nuk konsumoj alkool dhe duhan. Evitoj ambientet me tym dhe bëj shumë fizkulturë.

http://www.celebritete.com/soni-perballe-sonit/
(Clicks: 6; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Këngëtarja vlonjate, Poni ka lënë të dëshpëruar jo vetëm shqiptarët, por edhe anglezët që ishin mbledhur në një koncert ku pritej që ajo të këndonte. E teksa të gjithë prisnin me padurim që ajo të këndonte, një anonçim i organizatorit të koncertit, Ilir Balla ia ka prishur humorin fansave. Poni nuk kishte mbërritur, pasi sipas tij ajo kishte humbur avionin për në Londër. Por cili ishte shkaku që këngëtarja simpatike kishte humbur avionin?!

http://www.celebritete.com/poni-zhgenjen-fansat/
(Clicks: 3; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Djali aspak i urtë, por shumë i shkathët, që di të merret me kalamajtë dhe të këndojë bukur, që ëndërron të martohet dhe të ketë një familje të lumtur. Që kur të rritet, do veshë kostum e kollare e do të zgjidhë hallet e popullit, që nuk pi alkool e as cigare. E ç’duhet më shumë që mamatë të lënë kokën për të e të duan ta bëjnë dhëndër.

http://www.celebritete.com/turi-i-produkt-28-nje-i-fejuar-per-mamate/
(Clicks: 3; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Nëse rasti do t’ia kërkonte, nuk do të preferonte kurrë një fustan të zi. Është ende në atë moshën kur tërhiqet nga e gjelbra ose shkëlqimi i së artës. Ditët e saj i dorëzohen pa kushte xhinseve dhe atleteve, kurse grimi duket se pas vendosjes së kurorës së më të bukures shqiptare feks pak më shumë. E megjithëse i duhet t’u dorëzohet veshjeve klasike, aparateve fotografikë e skenave të spektakleve, Irsa Demneri është vetëm 17 vjeçe, e nuk mund të ishte më e ëmbël se kaq.

http://www.celebritete.com/sekretet-e-irsa-demnerit-miss-embelsise/
(Clicks: 1; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Më 3 dhjetor, ju Getoar Selimi (Ghetto Gold), kemi qenë pjesëmarrës në një koncert që ka mbajtur reperi i njohur botërorë “50 Cent” në Zagreb. Si ndodhi që të jeni ju aq afër këtij reperi?

Getoari: Kam raporte shumë të mira me një reper të Kroacisë që quhet Nered. Është shumë i njohur atje. Ai ka qenë pjesë kryesore e organizimit të koncertit të “50 Cent” që ka mbajtur në Kroaci dhe ftesa më ka ardhur nga Nered që të përcjellë si VIP këtë koncert. Meqë i kam pasur katër ftesa, kemi shkuar unë, Gazetarja e RTK-së, Hana, Ledri nga “Skills” dhe Tuna. Kështu që në bazë të lidhjeve që kemi pasur, kemi arritur që të jemi pjesë e tri grupeve të gazetarëve që kanë pasur shansin të intervistojnë reperin e njohur “50 Cent”. Kështu që bashkë me Hanën që e bëri një intervistë me atë, ishim edhe unë, Ledi dhe Tuna të pranishëm në dhomën e tij të posaçme dhe aty qëndruam 8 minuta. Intervista që bëri Hana u përmblodh në 6 minuta dhe pastaj në montazh u shkurtua edhe më shumë ajo. Dhe koha tjetër prej 2 minutave ishte një bisedë e lirë jona me “50 Cent”.

http://www.celebritete.com/getoar-selimi-takimi-me-reperin-50-cent-ishte-i-vecante/
(Clicks: 4; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details
Account Area
username:
password:
Register
Statistics
Total number of listings: 70
Total number of categories: 0
Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF |