Artikuj te Ndryshem

Shkrime te ndryshme ne lidhje me vipat shqiptare.

Listings

Ne dukje s’te jep pershtypjen e nje djali, qe ende s’i ka mbushur te tetembedhjetat. Edhe skenen e ka shkelur kahera Mateus Frroku, jo vetem ne festivalet e femijeve, por edhe ne skena te medha festivalesh. Por, per jave te tera, ishte nje nder anetaret e “Shtepise se Artisteve”, pjese e spektaklit te shqiptareve, “Kenget e Shekullit”. Formula e re, e “Promotor” per te pasur te perfshire ne spektakel edhe kete shtepi, qe jo pak e suksesshme. Madje, arriti edhe qellimin e tyre te madh, qe te afronte kengetaret e rinj me muziken e vertete shqiptare. Pak dite pas galase se madhe, ku te gjithe, kengetare te rinj e te vjeter, ngjiten ne skene kenget shekullore te muzikes shqiptare, Mateus shprehet: “Te kenga shqipe, une gjej veten”. E sa i takon “Shtepise se artisteve”, ai shprehet se, “pjesemarrja ime beri qe lidhja me kengen shqiptare te jete shume e ngushte.

http://www.celebritete.com/mateus-frroku-te-kenga-shqipe-gjej-veten/
(Clicks: 1; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Është pa dyshim një nga zëra e talentuar të këngës në vendin tonë, e cila me suksesin e saj ka fituar disa çmime në festivale të ndryshme. Por, kësaj here këngëtarja është edhe konkurrente në Festivalin e 46 të Këngës në RTSH. Pasi ka qenë pjesë e një konkursi ku janë eliminuar shumë këngëtarë të njohur këngëtarja do të ngjitet në skenën e festivalit me një performancë të re. “ Më vjen mirë që jam konkurrente në festival dhe më vjen mirë që do të jem në një interpretim live. Për mua nuk është e vështirë pasi unë kam kënduar edhe herë të tjera, por këtë vit unë do të jem në festival me një performancë të re.Gjithçka tjetër i ngelet natës kur unë do të këndoj”. Në këtë edicion marrin pjesë 30 këngë dhe e veçanta e këtij viti është se në skenë do të jenë përkrah këngëtarëve të rinj edhe zërat më të vjetër të këngës së lehtë. Ata do të jenë në festival jo si konkurrentë, por duke interpretuar këngët e më të rinjve.Greta do konkuroj me kengen “Naten te kerkova”

http://www.celebritete.com/greta-koci-ne-festival-me-performance-te-re/
(Clicks: 1; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Pasi ka promovuar këngën dhe klipin e tij të parë, Elvis Pupa ndoshta po mendon t’i rikthehet përsëri spektaklit të humorit në Top Channel, “Portokalli”. Takimi i para pak ditëve me regjisorin e këtij spektakli, Altin Bashën, në një prej lokaleve pranë ish- Ekspozitës “Shqipëria Sot”, s’mund të përkthehet ndryshe veçse si një përpjekje e parë për të rihyrë në ekipin e aktorëve të “Portokallisë”. Ndaj nëse e shikoni Avdiun të rishfaqet në ekran, mos u çudisni dhe aq.

http://www.celebritete.com/elvis-pupa-tenton-prape-portokallin/
(Clicks: 2; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Gjithmonë e veçantë në gjetjet e saj, ashtu si edhe në zë duket se këngëtarja Mariza Ikonomi i ka këto dy elementë, armët më të forta të daljes së saj në skenë. Duket se edhe këtë vit, Festivali i Këngës në RTSH do të sjellë një tjetër surprizë për këngëtaren e suksesshme.Një gjetje e veçantë, ndryshe nga herët e tjera, “Malli i tretur” e sjell Marizën në një stil “buda bar”, që zbulon tipare të tjera në vokalin e saj. Ndërkohë ende e padashuruar, këngëtarja ia kushton pjesën më të madhe të kohës, muzikës.

http://www.celebritete.com/mariza-ikonomi-kam-vuajtur-per-dashurine/
(Clicks: 1; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Edhe pse kishte kohë që qarkullonin thashethemet se marrëdhënia mes Rovena Stefës dhe të dashurit të saj kishte filluar të bëhej problematike, vetë këngëtarja e mohonte këtë fakt duke pohuar se si çdo lidhje, edhe ajo e saja kishte ulje dhe ngritjet e veta.
Në intervista të ndryshme këngëtarja edhe pse nuk e kishte me shumë qejf të fliste për jetën e saj private, nuk e ka mohuar faktin se ka një të dashur në jetën e saj. Mbase edhe për faktin se jeta artistike e këngëtares është zhvilluar kryesisht jashtë kufinjve të Shqipërisë, ajo ka zgjedhur një djalë nga Maqedonia, në vendin ku ajo ka edhe mjaft bashkëpunime artistike me këngëtarë dhe kompozitorë.

http://www.celebritete.com/rovena-stefa-ndahet-nga-i-dashuri/
(Clicks: 3; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Biondina 17 vjece Yllka Berisha,triumfon ne “Miss Kosova 2007″ Të Dielën në mbrëmje (12/dhjetor/’07) n’Prishtinë është zgjedhur Miss Kosova 2007 - biondina Yllka Berisha me vendbanim në Laholm t’Suedisë.

http://www.celebritete.com/yllka-berisha-miss-kosova-2007/
(Clicks: 10; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details
Fillesat e para i pati në “Korin e engjëjve” me Suzana Turkun, përgjatë viteve 2000-2003 dhe në qershor 2004 tek spektakli “Gjeniu i vogël”. Përgatitet tashmë për në Eurosong, që do të zhvillohet në Beograd. Kush është Olta Boka, vajza 16-vjeçare që mori ogurin e mirë nga Pirro Çako natën e dytë të Festivalit të Këngës së fundvitit dhe çmimin e parë më datë 16 dhjetor?! Mos ndoshta 3 herë radhazi fati ka qenë përkrah saj?!Si do të jetë përfaqësimi i saj në gjuhën shqipe në skenën e Eurosong-ut?! Si ka qenë për të kjo botë e intrigave dhe çudirave…
http://www.celebritete.com/olta-boka-3-x-16/
(Clicks: 1; Pagerank: 0; Listing added: Mar 5, 2008) :: Listing Details
Ka rezultuar tepër i suksesshëm shkëmbimi studentor midis konservatorit “Tomadini” të Udines dhe atij “Mozarteum” të atdheut të muzikës, Salzburgut - Austri. Aulon Naçi, 24-vjeçar shqiptar, i lindur në Vlorë, prej 6 vjetësh student kompozicioni në konservatorin e Udines më datë 12 mars në “WIENER SAAL te MOZARTEUM” do të jetë protagonisti i një koncerti recital personal, ku do të ekzekutohen ekskluzivisht kompozimet e tij.
http://www.celebritete.com/aulon-naci-vlonjati-qe-i-ben-sfide-mozartit/
(Clicks: 6; Pagerank: 0; Listing added: Mar 5, 2008) :: Listing Details
Pikërisht në Pallatin e Brigadave, këngëtarja Eranda Libohova ka veshur fustanin e nusërisë. Një fustan gri, i qëndisur me fije të arta dhe i zbukuruar me lule të së njëjtës ngjyrë. Por jo për t’u martuar. Ajo ka shfrytëzuar gjelbërimin dhe ambientin e pakrahasueshëm të rezidencës presidenciale për të realizuar një pjesë të xhirimeve të videoklipit të saj të ri. Bëhet fjalë për klipin e këngës “Ti më harro”, që pritet shumë shpejt të jetë në ekranin e “BBF”.
http://www.celebritete.com/eranda-libohova-nuse-ne-pallatin-e-brigadave/
(Clicks: 1; Pagerank: 0; Listing added: Mar 5, 2008) :: Listing Details
Por sigurisht, në gjithë prurjet e mëdha muzikore vetëm tek disa prej tyre vlen të ndalesh. Dhe në fakt, Julka nuk mund të kalonte pa u vënë re. Sepse nga vajza e dikurshme e “Amin”, tek kënga “Gangsta” ajo ka ndryshuar tërësisht. Zëri i ëmbël dhe vajza joshëse janë shndërruar në një femër protestuese, që këndon R&B dhe hip-hop. Sigurisht në këtë mes, përmes dëshirës së Julkës për t’u prezantuar ndryshe është edhe “dora” e Andit, që krijon muzikën.Nuk mungon as ndikimi i Florit, që vazhdon të shfaqet thuajse në të gjitha videoklipet e anëtarëve të grupit të “NRG”, ku duket se kohët e fundit është shtuar edhe Big Basta.
http://www.celebritete.com/julka-dhe-%e2%80%9cgangsta%e2%80%9d-qe-e-beri-joshese/
(Clicks: 3; Pagerank: 0; Listing added: Mar 5, 2008) :: Listing Details
Account Area
username:
password:
Register
Statistics
Total number of listings: 70
Total number of categories: 0
Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF |