| Prektora 1 është një përshtatje që rendit gërmat e shqipes në prektorë (tastierë) sipas standardit perëndimor (QWERTY). Kjo përshtatje vlen për sistemet operative Windows Vista, XP dhe 2000 Pro.
Vitet e fundit rritja e përdorimit të kompjuterit si vegël kryesore e gjuhës së shkruar ka përkuar jo vetëm në njerëzit e thjeshtë, por madje dhe në instancat shtetërore, në trojet shqiptare, me një shpërfillje agresive kundrejt përdorimit të alfabetit shqiptar në dobi të një alfabeti të huaj, me problemin kryesor zhdukjen nga gjuha e shkruar të ë-së dhe ç-së si dhe te é-së së njësores, nëpër shkresa zyrtare, jozyrtare, fletore, në ndërrjet, në fletëpalosje dhe pa asnjë rezervë dhe në pothuaj krejt mjetet e komunikimit masiv. |