New Listings

Listings

Më 3 dhjetor, ju Getoar Selimi (Ghetto Gold), kemi qenë pjesëmarrës në një koncert që ka mbajtur reperi i njohur botërorë “50 Cent” në Zagreb. Si ndodhi që të jeni ju aq afër këtij reperi?

Getoari: Kam raporte shumë të mira me një reper të Kroacisë që quhet Nered. Është shumë i njohur atje. Ai ka qenë pjesë kryesore e organizimit të koncertit të “50 Cent” që ka mbajtur në Kroaci dhe ftesa më ka ardhur nga Nered që të përcjellë si VIP këtë koncert. Meqë i kam pasur katër ftesa, kemi shkuar unë, Gazetarja e RTK-së, Hana, Ledri nga “Skills” dhe Tuna. Kështu që në bazë të lidhjeve që kemi pasur, kemi arritur që të jemi pjesë e tri grupeve të gazetarëve që kanë pasur shansin të intervistojnë reperin e njohur “50 Cent”. Kështu që bashkë me Hanën që e bëri një intervistë me atë, ishim edhe unë, Ledi dhe Tuna të pranishëm në dhomën e tij të posaçme dhe aty qëndruam 8 minuta. Intervista që bëri Hana u përmblodh në 6 minuta dhe pastaj në montazh u shkurtua edhe më shumë ajo. Dhe koha tjetër prej 2 minutave ishte një bisedë e lirë jona me “50 Cent”.

http://www.celebritete.com/getoar-selimi-takimi-me-reperin-50-cent-ishte-i-vecante/
(Clicks: 4; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Nëse rasti do t’ia kërkonte, nuk do të preferonte kurrë një fustan të zi. Është ende në atë moshën kur tërhiqet nga e gjelbra ose shkëlqimi i së artës. Ditët e saj i dorëzohen pa kushte xhinseve dhe atleteve, kurse grimi duket se pas vendosjes së kurorës së më të bukures shqiptare feks pak më shumë. E megjithëse i duhet t’u dorëzohet veshjeve klasike, aparateve fotografikë e skenave të spektakleve, Irsa Demneri është vetëm 17 vjeçe, e nuk mund të ishte më e ëmbël se kaq.

http://www.celebritete.com/sekretet-e-irsa-demnerit-miss-embelsise/
(Clicks: 1; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Djali aspak i urtë, por shumë i shkathët, që di të merret me kalamajtë dhe të këndojë bukur, që ëndërron të martohet dhe të ketë një familje të lumtur. Që kur të rritet, do veshë kostum e kollare e do të zgjidhë hallet e popullit, që nuk pi alkool e as cigare. E ç’duhet më shumë që mamatë të lënë kokën për të e të duan ta bëjnë dhëndër.

http://www.celebritete.com/turi-i-produkt-28-nje-i-fejuar-per-mamate/
(Clicks: 3; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Këngëtarja vlonjate, Poni ka lënë të dëshpëruar jo vetëm shqiptarët, por edhe anglezët që ishin mbledhur në një koncert ku pritej që ajo të këndonte. E teksa të gjithë prisnin me padurim që ajo të këndonte, një anonçim i organizatorit të koncertit, Ilir Balla ia ka prishur humorin fansave. Poni nuk kishte mbërritur, pasi sipas tij ajo kishte humbur avionin për në Londër. Por cili ishte shkaku që këngëtarja simpatike kishte humbur avionin?!

http://www.celebritete.com/poni-zhgenjen-fansat/
(Clicks: 3; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Zakoni me i mire, po dhe ai me i keqi,cfar pelqen dhe cfar nuk pelqen te nje mashkull . Ushqimet, librat,muzika dhe personazhet qe pelqen me shume.Soni i zbulon ne kete pyetesor.

Le ta nisim nga bukuria.Ti a ke ndonjë recetë sekrete?

Sekrete jo, se janë gjëra që dihen nga të gjithë. Thjesht varet se sa i zbatojnë. Në radhë të parë është gjendja shpirtërore. Unë ha shumë fruta, zarzavate dhe marr vitamina me kapsula. Nuk konsumoj alkool dhe duhan. Evitoj ambientet me tym dhe bëj shumë fizkulturë.

http://www.celebritete.com/soni-perballe-sonit/
(Clicks: 6; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

“Çdo këngëtar kur hyn në një garë, mendon që të fitojë dhe unë nuk kam pse ta fsheh që kam ambicien për të fituar. Dhe, në fakt, kjo këngë do të ishte shumë më tepër se kaq, sepse mendoj që gjithë kjo urrejtje mes serbësh dhe shqiptarësh duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë”.

E shkurtër kjo jetë dhe
njerëzit harrojnë
Që vijnë në këtë tokë si engjëj,
sa shpejt ndryshojnë

Këto nuk janë vargje të ndonjë poeti të njohur, por të këngëtares Manjola Nallbani.

http://www.celebritete.com/manjola-nallbani-kenga-ime-tamam-per-eurosong/
(Clicks: 2; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

E njohur si vajza e muzikës “live” pas katër vjetësh mungesë, Juliana Pasha vendos të rikthehet në skenën e festivalit. Me një këngë të kompozuar nga Endri Sina dhe me tekst të Saimir Brahos, këngëtarja vjen në ritmet soul, por sërish brenda stilit të saj. Ndërkohë, së bashku me Altinin, bashkëshortin e saj vazhdojnë të jenë protagonistët live në tre lokale piano-bar në kryeqytet. Me besimin te Zoti, pas më shumë se një viti martesë, të dy dëshirojnë tashmë ardhjen e një fëmije.

http://www.celebritete.com/juliana-pasha-tani-deshiroj-te-kem-nje-femije/
(Clicks: 2; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, me sa duket nuk ka mundur t’i thotë, “jo” Sofrës Tiranase duke udhëtuar posaçërisht për këtë aktivitet, që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prej vitesh larg vendit, Merita Halili i ka pasur të rralla vizitat e saj në Shqipëri e po kështu edhe më të rralla daljet skenike. Një prej përfaqësueseve më të spikatura të muzikës popullore tiranase, këngëtarja ka gjetur në këtë moment mënyrën më të mirë për të qenë pranë publikut shqiptar. E ftuar nga shoqata “Tirana”, ajo ka kënduar në sallën e Pallatit të Kongreseve, së bashku me shumë këngëtarë të tjerë të njohur gjatë koncertit të organizuar të Sofrës Tiranase.

http://www.celebritete.com/sofra-tiranase-rikthen-merita-halilin/
(Clicks: 1; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Aktori i mirënjohur shqiptar, Bekim Fehmiu, i cili jeton aktualisht në Hollivud ka deklaruar se do të tërhiqet nga jeta artistike.Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane. Ato nuk shpjeguan hollësi mbi shkaqet e largimit nga kinemaja të aktorit 71 vjeçar, por bënë të qartë se largimi nga jeta artistike erdhi për shkak të moshës së tij. Bekim Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Unë kurrë nuk kam parë ciganë të lumtur”, që e realizoi në vitin 1966. Bekim Fehmiu është një nga emrat më të dëgjuar shqiptare të aktrimit.

http://www.celebritete.com/bekim-fehmiu-largohet-nga-jeta-artistike/
(Clicks: 4; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details

Këngëtari Bujar Qamili, pas një jave do të hedh në treg albumin e tij muzikor “Disa qajnë, disa gëzohen”, të përgatitur nga “Studio Record Sonic”. Në këtë album, është përmbledhur muzika e zgjedhur popullore e të gjithë trevave shqiptare, duke filluar nga Shqipëria e Mesme, Shqipëria Jugore dhe nga treva Veriore. Ai ka mbi njëzet e katër vite që nuk ështëshkëputur asnjëherë nga kënga. Ka kënduar në të gjithë rrethet e Shqipërisë dhe pothuajse në të gjitha shtetet e botës. I qeshur dhe me humor si gjithmonë, ai rrëfen jo vetëm për profesionin e tij si këngëtar, por edhe për jetën e tij private. Tregon si është njohur me bashkëshorten gjatë kohës, kur kryente shërbimin ushtarak, përse ka dalë në fotografi me të gjithë presidentët e Shqipërisë dhe përse i ka kënduar më shumë dashurisë dhe luleve.Bujar Qamili ka lindur në Shkodër, më 21 tetor 1963, është 176 cm, peshon 101 kilogramë. Pesha e tij para disa muajsh ka qenë 114 kile.

http://www.celebritete.com/bujar-qamili-gjithe-jeten-kendova-per-dashurine-dhe-lulet/
(Clicks: 1; Pagerank: 0; Listing added: Dec 16, 2007) :: Listing Details
Account Area
username:
password:
Register
Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF |