New Listings
|
Exclusively featured travel Switzerland guide with the most accurate and helpful information about hotels of Switzerland, popular attractions and top destinations. This website contains every single thing you need to know before you travel Switzerland.
http://www.travelswitzerlandhelp.com/Hotels-of-Switzerland.html
|
DAM - Download Albanian Movies
http://www.downloadalbanianmovies.com/index.php
|
|
Galeria me e madhe Shqiptare me wallpapers me kualitet te larte, sfonde per celular dhe videoklipe, vajza seksi, makina, motorre, vip-a Shqiptare dhe te huaj, qytete, peizazhe, arkitekture, plazhe, fruta, kafshe, shpende, peshq.
http://www.galeriaime.com
|
|
Our website offers more surfing possibilities - up-to-date proxy list, best proxy anonymizer! Bypass blocked sites and stay clean from Trojans.
http://www.proxyline.us
|
|
Get online auto insurance quotes and rates.
http://www.usa-online-auto-insurance.com
|
Sinoziti, pse shkaktohet
Shpesh çdo dhimbje koke trajtohet thjesht me një aspirinë dhe sapo dhimbja kalon, ashtu bie edhe interesimi për diagnostikimin e saktë të saj. Dhe dhimbjet e kokës kanë shkaktarë të shumtë, duke filluar nga ftohja, sinoziti e deri tek dhimbjet e forta të migrenës. Por disa mënyra të reja të trajtimit të dhimbjeve të kokës ofrojnë shpresa për të sëmurët. Një pamje e kompjuterizuar e trurit tregon reagimin e trurit kur njeriu provon dhimbje të migrenës, sëmundje e cila prek rreth 20 për qind të amerikanëve. Por problemi është se pacientë të tillë shpesh diagnostikohen gabim.
Kurimi
Diagnostikimi i saktë ka shumë rëndësi, pasi vetëm kështu mjekët mund të ndërhyjnë në kohën e duhur për parandalimin e keqësimit të gjendjes shëndetësore. Pas diagnostikimit të saktë, ilaçi më i mirë kundër simptomave të sinozitit është provuar të jetë ai i grupit të ilaçeve triptan, që e largojnë menjëherë dhimbjen e kokës, por njëkohësisht shkaktojnë marrje mendsh. Shkencëtarët tani janë duke kryer prova për përdorimin me sa më efektivitet të ilaçeve triptan, që mund të merren nga goja, por edhe nëpërmjet injeksioneve. Këto terapi të reja bëjnë të mundur jo vetëm trajtimin e simptomave në përgjithësi, por shpesh eliminojnë edhe dhimbjet e kokës të shkaktuara nga migrena. Mjekët thonë se ilaçet e llojit triptan janë të efektshme në më shumë se 80 për qind të rasteve, por ata rekomandojnë që personat që vuajnë nga sëmundje vaskulare duhet të shqyrtojnë përdorimin e alternativave të tjera të mundshme.
Llojet e sinozitit
Sinoziti është një infiamacion akut ose kronik i një nga hapësirave(seno)të pranë hundës. Sipas vendndodhjes dallojmë 4 lloje sinozitesh: Sinozit të maxiles; sinozit të frontales; sinozit të etmoidales; sinozit të sfenoidales. Sipas përhapjes sëmundja mund të jetë mono ose bilaterale. Kur infiamacioni kap më shumë hapësira(seni), quhet Polisinozit. Nga ana klinike këto konsiderohen si bllokime të këtyre hapësirave duke mos lejuar daljen e lëngut që formohet gjatë infektimit që quhet Essadato (me një përbërje proteinike, i pasur me mukopolisakarid dhe qelizave ematike). Por mund t’i kemi edhe të llojit me formim ose jo të “puss” (material me linfocite të vdekura).
Shkaktarët
Sinoziti mund të jetë si pasojë i një infiamacioni të rrugëve të frymëmarrjes të hundeve, akut ose kronik, infeksioni dentar, fraktura të maxiles, grip, faktor alergjik. Vata është energjia që aktivizon sistemin nervor dhe mund të ndryshohet lehtë nga stresi dhe ndryshimet klimatike, në gjendje që të ndikojë në gjendjet shpirtërore, përveçse dhe shkakton sinozitin dhe dhimbje koke. Për të zhdukur shqetësime të tilla në fakt kryhet dhara, një trajtim që konsiston në derdhjen shumë ngadalë të vajit të nxehtë të sezamit në qendër të ballit të pacientit, i shtrirë në një shtrat të rehatshëm druri. Sipas disiplinës ajurvedike, mesi i ballit është vendi i syrit të tretë, i lidhur me qendrat funksionale të trurit dhe në gjendje nëse stimulohet të rrisë prodhimin e serotoninës dhe ndjesinë e kënaqësisë dhe relaksit. Zakonisht, sinoziti shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni, dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth; ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet më emocionet intense. Nga ana tjetër dhimbjet e kokës kanë edhe dy shfaqje të tjera, që janë dhimbja në kokë, ka dy shfaqje karakteristike, migrenën dhe spondiliatrozën, ato janë dy nga shqetësimet më të shpeshta edhe pse në disa raste mund të jetë një shenjë e mirë; shfaqja e një lodhjeje ose një tensioni, por nëse është e fortë dhe e përsëritur është simptomë e një sëmundjeje cerebrale si: ematomë, encefalite, meningjit ose ndonjë hipertension i rëndë.
Keshilla
* Evitoni diellin në pikun e vapës
* Mbani gjithmonë syze edhe në dimër edhe në verë
* Përdorni sa më shumë ushqime me fibra
* Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe
* Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit
* Për t’u qetësuar qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur dhe në errësirë për të paktën 30 minuta
http://www.donimeraj.com/category/semundjet/
|
Paniku dhe ankthi, si dallohen
Paniku karakterizohet si një episod alarmi(frike), i cili fillon menjëherë dhe mund të zgjasë rreth gjysmë ore. Kur njeriu është në këtë fazë mund të shfaqë dridhje të trupit të pakontrollueshme, marrje fryme, rrahjet e zemrës shpejtohen, djersitet, i merren mend dhe po ashtu mund të ketë ndjesi shtrëngese në fyt apo në kraharor. Kjo sëmundje ndryshon pak nga format e tjera të krizave të anktheve (anxiety attacks) sepse zakonisht ataket e panikut kanë fillim të menjëhershëm, të paprovokuar nga ndonjë stimul i jashtëm dhe e kthejnë individin krejt të pamundur nga ana fizike. Gjithashtu simptomat mendore, emocionale influencojnë pozitivisht simptomat fizike dhe anasjelltas, duke krijuar një rutinë ciklike. Zakonisht ata që kanë përjetuar një sulm paniku në jetën e tyre, ka shumë mundësi ta përjetojnë përsëri. Kur simptomat dhe episodet janë kronike atëherë diagnoza kthehet në sëmundje paniku (panic disorder). Krizat e panikut janë ndarë në tri kategori: 1- Krizë paniku spontane: Kriza vjen pa asnjë shenjë paralajmëruese, ditën apo natën. Nuk ka të bëjë me aktivitetet që njeriu është duke bërë në atë moment (mund të jetë edhe duke fjetur). Nuk ka të bëjë me ndonjë provokim të jashtëm apo me ndonjë stimul specifik.
2-Kriza specifike paniku: Këto kriza provokohen nga ndonjë nxitje (stimulues) i frikshëm apo traumatik. Për shembull, njerëzit që kanë frikë të gjenden në mes të një grumbulli të madh njerëzish apo kur njeriu viziton vende traumatike apo kujton situata traumatike të së kaluarës. 3-Kriza paniku të predispozuara nga situata të jashtme: Krizat mund të fillojnë në disa situata apo ambiente të caktuara, por jo çdo herë që gjenden në ato situata apo ambiente. Për shembull, dikush mund të këtë një krizë paniku kur është duke ngarë makinën, edhe pse nuk ka ndonjë frikë apo ankth nga kjo situatë. Gjithashtu, jo çdo herë që vizitohen këto ambiente fillojnë krizat. Shumë njerëz që vuajnë nga krizat e panikut tregojnë një frikë të papërmbajtshme sikur do vdesin ose një ndjesi çmendurie. Zakonisht, kur njeriu fillon të ndiejë shenjat e para të panikut (kur nuk është spontan), i erren sytë, nuk kontrollon gjymtyrët (këmbët) dhe bie përtokë. Shumë herë vijnë në vete kur trajtohen në urgjencë.
Ankthi
Rreth 2 % e popullatës kanë përjetuar një lloj forme të krizës së panikut. Njerëzit me frikë/ankthe të ndryshme (psh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), përjetojnë më shumë kriza paniku, sidomos kur vijnë në kontakt me stimulin (nxitjen) e frikës. Kriza të tilla kalojnë shpejt kur stimuli i frikës hiqet apo largohet nga pacienti. Kur krizat bëhen kronike, simptomat bëhen më të rënda dhe si rrjedhim dobësojnë jashtëzakonisht shumë sistemin nervor për disa ditë. Krizat e panikut zakonisht shfaqen në moshë të re ( në të 20-at) dhe femrat janë 2 herë më tepër në rrezik për të shfaqur kriza paniku se sa meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatërrohen me atake zemre, gjë që ndikon negativisht në diagnozën e krizës.
Trajtimi
Trajtimet përfshijnë ilaçe dhe forma psikoterapie (cognitive-behavioural therapy), e cila u mëson njerëzve si të mposhtin mendime negative apo të përballojnë ankthe/frika të ndryshme. Ilaçet përfshijnë antidepresantë (SSRI’s, MAOI’s), apo ilaçe anti-anxiety (Benzodiazepines; Valium, Ativan, Xanax) përpara se të shfaqet kriza apo në pritmëri të saj. Kur kriza parandalohet me anë të ilaçeve atëherë cikli është shumë më i lehtë për t’u kthyer dhe nuk shfaqet përsëri. Zakonisht një kombinim i ilaçeve dhe psikoterapisë jep shenja të mira (duke i eliminuar fare simptomat apo shfaqjen e krizës, sidomos kur sëmundja është në stadet e para). Rreth 70-90 % e njerëzve me kriza paniku mund të kurohen në mënyrë të suksesshme. Për ata që marrin trajtim në fazat e para të shfaqjes së sëmundjes, shumica kurohen krejt, duke mos pasur asnjë efekt negativ pasi mbarohet kurimi.
Shkaqet:
Ka evidencë që krizat e panikut trashëgohen (shkaqe gjenetike), por gjithashtu kjo sëmundje mund të manifestohet edhe në njerëz pa histori familjare të tillë. Shkaqe të tjera përfshijnë strese të ndryshme, mënyrë mendimi fataliste (njerëzit që bëhen shumë merak për gjëra të ndryshme, sëmundje trupore dhe gjithashtu disa ilaçe. Shkaqet ekzakte të krizave të panikut ende nuk dihen, por në studime me kafshët janë identifikuar disa pjesë të trurit, të cilat bëhen shumë aktive gjatë krizave të panikut.
Shqetesimet
1- Kur një person provon prishje të theksuar të humorit dhe të ekuilibrit emocional, atëherë mund të thuhet se ai person ka çrregullime të gjendjes shpirtërore.
2- Kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët gjatë gjithë kohës dhe ne humbasim interesin për jetën, kjo do të thotë se po kalojmë një gjendje depresioni
3- Depresioni madhor karakterizohet nga një gjendje e rënë shpirtërore dhe trishtim që shoqërohet me ndjenjën e fajit dhe të qenit i pavlefshëm.
4- Njerëzit kalojnë në gjendje depresive kur ata kanë probleme në punë, probleme bashkëshortore ose kur ndjehen të pazotë për diçka që duan të bëjnë.
5- Shenjë e depresionit mund të jetë edhe prishja e gjumit, rënia në peshë, këputja, ndjenja e fajit të kotë.
http://www.donimeraj.com/category/psikologji/
|
Organet e trupi te Njeriut
Palca Kurrizore!
Pershkrimi makroskopik i palces kurrizore:
Palca kurrizore eshte pjese e SNQ, bashke me trurin me te cilin eshte e lidhur drejtpersedrejti. Ndodhet ne shtyllen kurrizore dhe ka formen e nje cilindri te gjate, paksa i shtypur para dhe mbrapa, i gjate retth 44cm, me nje diameter mesatar 1cm dhe peshe 28g. Lidhet me periferine me nje seri dyfishe prej 33 nervash shpinore qe dalin nga shtylla kurrizore nepermjet vrimave ndervertebrore. Cdo nerv degezohet ne dy rrenje, nje te pare dhe nje te pasme, qe jane te lidhur me palcen kurrizore. Gjate viteve te para te jetes shtylla e qafes dhe pjesa perkatese e palces kurrizore rriten njesoj, ndersa shtylla e gjoksit dhe e barkut rriten me shume se palca perkatese. Ky fenomen ben te mundur qe ne fund te zhvillimit palca kurrizore mos ta mbushi teresisht ne gjatesi shtyllen kurrizore duke u ndalur ne vertebren e dyte te zones se mesit. Meqe nervat shpinore dalin nga shtylla kurrizore nepermjet vrimave perkatese ndervertebrore, si pasoje nervat e pare shpinore bejne nje rruge horizontale per te dale tek vrima e emergjences, ndersa te tjeret bejne nje rruge me te pjerret, derisa te fundit jante te detyruar te shkojne pothuajse vertikalisht ne crimat perkatese. Palca kurrizore(PK) eshte e rrethuar nga tre fleteza lidhese qendersynuese, meningjet shpinore. Ne pjesen e poshtme PK hollohet ne konin placor ndersa meningjet te fijen fundore qe fiksohet ne faqen e mbrapme te kockes se bishtit si ligamnet i bishtit. Ky ligament eshte e elemnt qendrueshmerie per palcen dhe ndihmon per ta mbajtur ne pozicion qendror ne kanalin kurrizor. Keshtu lengu i shtylles jo vetem qe e suhqen paceb por dhe e mbron duke zbutut trumat dhe shtypjet me skeletin. PK nuk eshte uniforme, por ka dy pjese me te zgjeruara, nje ne nivelin e qafes (fryrja cervikale) dhe nje ne nivelin e belit ( fryrja lombare). Keto fryrje jane pasoje e pranise se gjymtyreve te siperme e te poshtme. Tek gjymtyret ne fakt ndodhen shume muskuj dhe nje inervim komplejs si levizor dhe ndijor, prndaj fibrat nervore jane te shumta. Kjo sjell nje numer me te madh dhe volum te larte ne pjesen perkatese te PK, qe sjell dhe fryrjet. Ne siperfaqe PK ka disa hulli gjatesore qe pershkojne te gjithen. Pk ndhat ne nennjesi qe euhen neuromere ne te djathte dhe ne te majte te te cilve shafqen dy rrenje nje e parme dhe nje e pasme. E parmja pebehet nga aksone neuronesh levizore qe inervojne muskujt skeletore, ose muskulateuren e lemuar dhe gjendrat. Rrenja e pasme perbehet nga aksone neuronesh pseudounipolare qe vendosen ne nyjet shpinore dhe e i cojne PK informacionet qe marrin nga periferia.
Struktura e palces kurrizore:
Neqoftese e seksjonojme terthortazi PK vihet re se lenda gri ndodhet ne qender ndersa e bardha ne periferi. Ne qender PK pershkohet nga nje kanal i holle qe quhet kanali qendror i cili vazhdon ne shtyllen e trurit dhe brenda tij mban lengun e shtylles kurrizore. Lenda gri eshte noforme fluture. Pjesa terthore eshte lidhja gri ku kalon kanali qendror, ndersa krahet ndahet ne te parme e te pasme. Nese e shikojme ne menyre tredimensionale lenda gri perbeht nga shtylla me neurone, ndersa e bardha nga fibra nervore qe transportojne impulset. Quhen shtylla neuronesh nese jane te gjate perndyrshe marrin emrin berthama. Lenda e bardhe e perbere nga fibra nervore krysisht me mieline ndahet nga grija nga disa kordone. Ne vdo gjysme te PK dallohen nje kordon i pasem, nje anesor dhe nje perparem.
Substanca gri e shtylles kurrizore:
Substanca gri ka neurone me akson te gjate me mieline qe del nga ajo dhe neurone me akson te shkurter pa mieline qe rrijne brenda saj. Neuronet levizore grupohen ne pjesen e parme ku formojne shtylla me gjatesi te ndryshme ose berthama. Jane neurone multipolare dhe aksonet e tyre pershkojne lenden e bardhe mes dy kordoneve dhe shfaqen te veshur me mieline. Pasi dalin nga palca bejne pjese ne rrenjet e parme te nervave shpinore. Ndahen ne alfa dhe gama ku te paret sherbejne per fibrat muskulore te lemuara skeletore ku degezohen dhe cdo dege krijon sinaps me nje fiber muskulore, ndersa te dytet inervojne mukulaturen e lemuar te boshtit neuromuskulor
http://www.donimeraj.com/category/organet-e-trupi-te-njeriut/
|
Funny Videos by Donimeraj.com
http://www.donimeraj.com/category/funny-video/
|
Video folklorike shqiptare
http://www.donimeraj.com/category/folklor/
|
|
|