Kakao e mire per te ulur tencionin ne gjak.
Studimi është publikuar këto ditë në “Journal of American Medical Association” dhe në të theksohet se konsumimi i disa gramë çokollate të hidhur në ditë ndikon në uljen e presionit të gjakut, me pasojë përmirësimin e shëndetit të sistemit kardiovaskular. Në studim janë analizuar rastet e 44 vullnetarëve të moshave nga 56 deri në 73 vjeç, që vuanin nga hipertensioni apo me vlera të presionit në limitet e normës. Gjysmës së pacientëve u është kërkuar të konsumonin çdo ditë çokollatë të hidhur, ndërsa pjesës tjetër çokollatë të bardhë. Në përfundim të studimit ka rezultuar se grupi i parë shfaqte përmirësime të dukshme në vlerat e presionit të gjakut, më tepër se personat e grupit të parë. Te ky grup presioni i gjakut ishte në vlera të ulëta dhe niveli i sheqerit në gjak nuk ndryshonte. Për studiuesit, efekti dobiprurës i atribuohet polifenoleve (substanca antioksidante) që gjenden me shumicë te kakaoja. Për studiuesit gjermanë nuk është e nevojshme të konsumohen shumë çokollatë në ditë për të marrë sasinë e duhur të polifenoleve, mjafton të konsumohen 30 gramë në ditë për të pasur përmirësime.

