Ne fakt, te gjithe te pranishmeve u beri sot pershtypje prezenca e Refik Halilit, njerit prej donatoreve te Tiranes, ne Hotel Adriatik. Natyrisht, askujt nuk do t’i shkonte ne mend qe tek ajo tavoline gazmore e mbushur me “klanin bardheblu” do te diskutohej e ardhmja e Tiranes. Hidi, Bulku, Duro, Salihi jane bashkuar me Halilin, ndersa me pas kane ardhur dhe Baric e Kovacic, qe, pasi konsumuan biseden ne publik, u aviten drejt kthines se restorantit, ku kane biseduar te qete ate qe mund te perbeje goditjen, por njekohesisht edhe zhgenjimin e radhes ne kampin bardheblu. Refik Halili e ka ndare mendjen: Slavko Kovacic eshte njeriu i duhur per te drejtuar kampionet. Madje, edhe Kovacic ka shprehur deshiren per ta marre persiper kete detyre, duke pasur edhe bekimin e Oto Baricit, i cili do te kishte keshtu full-time krahun e tij te djathte ne Shqiperi. Kete lajm e konfirmon edhe perkthyesi Zeka, i cili shton se pavaresisht bisedimeve, nuk ka ende asgje konkrete, por duke njohur menyren e te vepruarit te Refik Halilit, Hafizi duhet te filloje te beje gati valixhet. |